Rusi, shpërthim në një depo armatimesh, s`ka viktima

Në një depo armatimesh të rënda në Rusi në Malet Urale janë raportuar shpërthime të pakontrolluara.
Lajmi u bë i ditur nga mediat ruse të cilat raportojnë se kjo depo ishte një arsenal i ministrisë së mbrojtjes ruse.
Gjithashtu mediat vendase njoftojnë se zyrtarët e lartë u kanë bërë apel banorëve afër zonës së rrezikut që të largohen dhe të evakuuohen nga zona e rrezikut derisa të qetësohet situata. Deri tani nuk raportohen viktima, vetëm dëme materiale nga ngjarja e rëndë.