Kuvajti përfshihet nga një stuhi e fortë ere

Një stuhi e fortë ere ka përfshirë të gjithë shtetin arab të Kuvajtit ditën e enjte. Stuhia e erës ka shkaktuar probleme të mëdha në qarkullimin rrugor dhe ajror në shtetin e Kuvajtit.
Sipas mediave lokale stuhia e erës ka shkaktuar mbylljen e aeroporteve dhe anullimin e thuajse të gjitha fluturimeve në drejtim të shtetit arab.
Zyrtarët e lartë vendas pohuan se qarkullimi do të fillonte normalisht sapo stuhia e erës të limitohej.
Meteorologët e kanë shpjeguar këtë tuhia ere për shkak të rritjes së temperatura rekord në Kuvajt. Temperaturat kanë kapur nivelin e 51 gradë celsius.