E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, ultranacionalisti dënohet me burg të përjetshëm

Ultranacionalisti rus, Nikita Tikhonov 31 vjeç, është dënuar sot me burg të përjetshëm për vrasjen e avokatit për të drejtat e njeriut, Stanislav Markelov, dhe të gazetares, Anastasia Buburova, në vitin 2009.

Vendimin për dënim e mori një gjykatë e qytetit të Moskës.

Ndërsa bashkëpuntorja e Tikhonovit, 26 vjeçarja Yevgenia Khasis, u dënua me 18 vjet burgim për ndihmë në sulmin e janarit të vitit 2009.

Prokurorët deklaruan se Tikhonov dhe Khasis ishin të lidhur me një grup ultranacionalist jashtëligjor ndërsa dy të pandehurit thanë se nuk ndjehen fajtorë për vrasjet.

Stanislav Markelov dhe Anastasia Baburova ishin vrarë në mesditë në Moskë, ndërsa po largheshin nga një konferencë për shtyp për në metron e qytetit.

Markelov ishte avokat, që kishte armiq në mesin e nacionalistëve, për shkak të punës së tij me viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Çeçeni.

Anastasia Baburova ishte gazetare në të përditshmen liberale “Novaja Gazeta”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›