E Diel, 1 Nëntor 2026

Indonezi, tërmet i fuqishëm në ishullin Sulavesi

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot ishullin Sulavesi në Indonezi, por nuk ka pasur raporte për dëme dhe nuk është dhënë alarm për cunami.

Agjencia Meteorologjike dhe Gjeofizike e Indonezisë, tha se tërmeti ishte 6,1 ballë me një thellësi 35 killometra, afro 75 kilometra në juglindje të qytetit Gorontalo.

Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi se intensiteti i tërmetit ishte 5.8 ballë, ndërsa thellësia e goditjes 85 kilometra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›