Rusia-Gjeorgji, kostoja per Mosken
Pas pothuajse 100 ditesh ne detyre, presidenti i bute i Rusise, Dimitri Medvedev, ka qene hedhur ne rolin e pamundur te nje udheheqesi lufte. Puna e tij fillestare duket sikur kishte qene zedhenesi i Vladimir Putinit. Por ai me shpejtesi siguroi nje shije per lufte. Te enjten ne 26 Gusht ai qendroi nen shqiponjen ruse me dy koka dhe deklaroi me solemnitet vendimin e Kremlinit per te njohur pavaresine e Abkhazise dhe Osetise se jugut.
Vendimi, argumentoi z.Medvedev, ishte i detyruar per te nga "genocidi" i Gjeorgjise kunder Osetise se jugut. Por argumenti ishte fals. Eshte e vertete qe, ne fillimin e viteve 1990', kur Gjeorgjia mezi ishte nje shtet, udheheqesit e saj nacionaliste kryen masakra ne Osetine e jugut dhe Abkhazi. Por eshte gjithashtu e vertete qe me shume se 200.000 gjeorgjiane u debuan nga Abkhazia dhe se Rusia e mbeshteti ushtarakisht Abkhazine.
Abkhazia ka veshjen ceremoniale te nje shteti qe po lind, por Osetia e jugut ishte nje fushe shahu fshatrash (gjeorgjiane dhe osete) te cilat vuanin nen nje rregjim te korruptuar, bandit dhe te mbeshtetur nga Moska, detyra kryesore e te cilit duket se ishte te provokonte Gjeorgjine. Mikheil Saakashvili beri gabime: ai ishte shume i nxituar per te rimarrre enklavat dhe beri shume pak per te mohuar te kaluaren nacionaliste te Gjeorgjise. Gabimi i tij me i keq ishte qe te urdheronte bombardimin e Tskhinvalit, kryeqytetit te Osetise se jugut, ne 7 Gusht. Por ky nuk ishte, ashtu sic pretendojne ruset, nje genocid; numri i te vdekurve ishte poshte 200. Per me teper, spastrimi etnik i gjeorgjianeve ne Osetine e jugut eshte shume i dallueshem per te gjithe: fshatrat gjeorgjiane jane shkaterruar dhe mijera gjeorgjiane jane debuar nga milicia e Osetise se jugut.
Ndonese konflikti i fundit ishte ndezur nga Gjeorgjia, rrenjet me te thella te pushtimit te Rusise ndodhen ne ngjarjet e viteve 2003-2004: shkaterrimi i kompanise se naftes Yukos, dhe perceptimi i Rusise per revolucionet ne Ukraine dhe Gjeorgji si nje komplot perendimor per te minuar sovranitetin e saj. Mbeshtetja e z.Saakashvili per revolucionin e portokallinjte ne Ukraine zemeroi ne vecanti z.Putin.
Lilia Shevtsova nga Qendra Carnegie ne Moske argumenton se sistemi politik i ngritur nga z.Putin kerkon imazhet e nje armiku dhe nje fortese te rrethuar. "Kjo lufte nuk eshte mbi Osetine e jugut, Abkhazine ose Gjeorgjine", thote ajo. " Ajo eshte per formen e shtetit rus dhe per mbijetesen e tij. Bisha ka nevoje te ushqehet". Kostantin Zatulin, nje deputet i Dumes qe merret me marredheniet me ish-republikat sovjetike eshte shume me luftarak. "Koha kur ne kishim nevoje per duartrokitjet e Perendimit ka mbaruar", thote ai.
Pas vitesh kultivimit te ndjenjave ksenofobike dhe bindjes se ruseve se tat perballen me nje armik, Kremlini pergatiti psikologjikisht popullsine per lufte. Kjo, thote Boris Dubin, nje sociolog, eshte arsyeja se perse propaganda e Kremlinit ka gjetur nje terren pjellor. Ne mendjen e publikut, pohon ai, shkaku i luftes duhet qe te gjendet ne "planet ekspansioniste te Amerikes dhe deshiren per te vendosur kontrollin mbi fqinjet e Rusise".
Me trupat e veta akoma ne Gjeorgji, Rusia ka bere gjithashtu nje tallje te armepushimit te negociuar nga francezet. Lufta ka cimentuar fitoren e ideologjise izolacioniste ne Rusi, e cila do te modeloje per vitet e ardhshme si politikat e brendshme ashtu edhe marredheniet me jashte.
Ndarja e Gjeorgjise mund te shkaktoje nje konfrontim afatgjate midis Rusise dhe Perendimit. Shume keq, tha z.Medvedev kete jave: "Asgje nuk na tremb neve, perfshi edhe perspektiven e nje lufte te ftohte". ("Nese ajo eshte vetem e ftohte, ky nuk eshte nje problem", eshte kunderpergjigjur Bernard Kushner, ministri i Jashtem francez). Elita e Rusise eshte e bindur se Perendimi eshte i dobet dhe do te gelltise vendimin e Rusise. "Kur ju kaloni rruges duhet te kontrolloni per rreziqet", deklaron z,Zatulin. "Perendimi mund te ndermarre presione psikologjike. Por Evropa nuk mund t'ia lejoje vetes te ktheje gazin tone dhe Amerika ka nevoje per ndihmen tone me Afganistanin dhe Iranin".
Pasojat mund te ndihen me shume Brenda vete Rusise. Shpresat per liberalizim dhe modernizim nen z.Medvedev jane avulluar. Ne ditet e kaluara Kremlini ka refuzuar kerkesen e z.Mikhail Khodorkovski dhe burgosi per nje kohe te shkurter protestuesit ne Sheshin e Kuq te cilet mbanin nje parrulle 'Per Lirine tuaj dhe tonen" ne nje perseritje te proteste kunder pushtimit te Cekosllovakise te inskenuar nga disidentet 40 vjet me pare.
Njohja nga ana e z.Medvedev e Abkhazise dhe Osetise se jugut gjithashtu mund te kete pasoja te paparashikueshme per Kaukazin e veriut te Rusise. Rusia ka perkrahur separatizmin ne Gjeorgji por e ka shtypur ate brutalisht ne Ceceni.
Ne te vertete, njohja e Rusise per Osetine e Jugut dhe Abkhazine mund te rindeze me lehtesi ndjenjat separatiste ne Kaukazin e veriut. Cecenia mund te jete shume e rraskapitur per te luftuar nje lufte tjeter me Rusine aktualisht, por pas dhjete vjetesh "ceshtja e pavaresise se Cecenise do te ringrihet serish", thote Ekaterina Sokiryanskaja nga Memorial, nje grup per te drejtat e njeriut.
Rusia mban stabilitetin ne Kaukaz permes forces ushtarake dhe frikesimit. Pikerisht ndersa rusia ishte "duke cliruar" Osetine e jugut, sherbimet e saja te sigurise ishin duke frikesuar aktivistet per te drejtat e njeriut ne Ingusheti dhe Dagestan. Metodat qe ata perdoren ndryshojne shume pak prej atyre te separatisteve dhe terroristeve qe ata jane duke luftuar. Kjo pashmangshmerisht te con ne nje radikalizim te metejshem te popullsise, thote Magomet Mutsolgov, nje aktivist per te drejtat e njeriut ne Ingusheti.
"The Economist"