E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri djeg ish-pularine e "Kamberit"

Tre zjarre te rena diten e djeshme ne Sarande, Vlore dhe Livadhja kane shkaktuar shkrumbimin e nje pularie, pikes se grumbullimit te metaleve dhe plantacioneve me ullinj, duke rrezikuar shtepite e disa fshatrave. Gjashte mjete zjarrfikse dhe nje helikopter jane perfshire ne aksionin per shuarjen e flakeve ne komunen Livadhja te rrethit Sarande gjate mesdites se djeshme, pasi disa vatra u shfaqen befasisht ne kete zone. Flaket i jane afruar zonave te banuara, ndersa u dogjen 6 mije rrenje ullinj.Ne Vlore u kthye teresisht ne hi nje pulari pas nje shkendije ne rrethana misterioze, kurse demi shkon ne 100 milione leke. Policia ka nisur hetimet per te tre rastet, por nuk ka ndaluar asnje te dyshuar.

Vlore

Zjarri shkrumboi dy kapanone pularie ne kompleksin afer Nartes, ne Pyllin e Sodes. Fillimisht flaket jane vene re ne hapesiren e pularise dhe per shkak te eres zjarri perfshiu dy nga gjashte kapanonet funksionale. Ish-pularia ka qene ne pronesi te firmes piramidale "Kamberi", ndersa me pas eshte privatizuar. Edhe pse punonjesit e firmes jane munduar te lokalizojne dhe shuajne zjarrin, ka qene e pamundur perpjekja e tyre, pasi ne nje kohe te shkurter ato jane djegur teresisht. Pas 30 minutash ne vendngjarje kane shkuar edhe forcat e zjarrfikese me dy automjete duke vene ne kontroll flaket. Burime nga policia thane se te dyja godinat dhe pajisjet bashkekohore jane shkaterruar plotesisht, kurse demi sipas pronareve te objektit shkon ne 100 milione leke. Dyshohet se zjarri mund te jete i qellimshem, por edhe nje pakujdesi e punonjesve te kompleksit.

Sarande

Prej 24 oresh komuna e Livadhjase eshte nen pushtetin e flakeve. Zjarre te fuqishme kane perfshire fshatrat Livadhja, Vagalat, Kalcat, Komat dhe Sopik. Vatra e pare eshte hasur ne fshatin Kullurice, qe ndodhet ne rrugen kombetare Sarande-Konispol dhe me pas eshte perhapur ne pese fshatrat e tjere, duke shkrumbuar 6 mije rrenje ullinj. Nje helikopter dhe zjarrfikeset nga Gjirokastra e Saranda jane vene ne ndihme te banoreve. Sipas Rakip Muzhait, pergjegjesit te sherbimit Zjarrfikes te Sarandes, flaket ne komunen e Livadhjase dhe ne Dhiver kane shkaterruar nje pasuri te tere. Kryekomunari Irodhi Dalani tha se zjarret kishin shkaktuar shume deme.

O.Hila/B.Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›