E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia Gjeorgjia po na provokon

Ministria e Jashtme e Rusise ka akuzuar Gjeorgjine se po provokon Mosken permes ngritjes se akuzave per spiunazh. Tbilisi zyrtar ka akuzuar nje oficer rus per nje numer shperthimesh.

Gjeorgjia arrestoi gjate javes se fundit gjashte shtetas te saj per nje seri shperthimesh me bombe gjate te cilave u vra nje person. Te arrestuarit thane se jane rekrutuar nga nje oficer rus.

Gjeorgjia ka akuzuar ne vazhdimesi Rusine per perfshirje ne punet e brendshme ndersa Moska i ka cilesuar akuzat e Tbilisit si shpikjet e fundit te regjimit te Sakashvilit.

Rusia e Gjeorgjia ne gusht te vitit 2008 ishin te perfshira ne lufte ne rajonin e Osetise se Jugut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›