E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Situata nen kontroll

Situata eshte nen kontroll. Niveli i ujit ne qytet ka rene 38 centrimentra. Keshtu deklaron kryeministri Sali Berisha ndersa ka inspektuar situaten ne Shkoder nga permbytjet te cilat kane prekur te gjithe zonen veriore. Gjate vizites ne Shkoder Berisha ka falenderuar qytetaret dhe biznesmenet te cilet kane qene te ndjeshem duke dhuruar ndihma ushqimore e kontribuar per keto zona te prekura.

Gjate takimit me perfaqesuesit e Shtabit te Emergjencave Berisha vleresoi perpjekjet e tyre per kapercimin e situatesndersa vurine dukje se situata me e veshtire mbetet ne fshatra ku terheqja e ujit eshte me e ndjeshme.Nderkohe Komuniteti Mysliman i Shqiperise dergoi sot ne zonat e permbytura ne Shkoder dy kamione me ndihma ne ushqime dhe veshmbathje.
I pranishem ne shperndarjen e 700 pakove me ndihma ishte edhe vete kryetari i KMSH-se H. Selim Muca se bashku me anetaret e Kryesise. Kreu i KMSH-se u lut per familjet e prekura nga kjo fatkeqesi dhe u beri thirrje gjithe shqiptareve per solidarizim. Gjate takimit me perfaqesuesit e Shtabit te Emergjencave z. Muca vleresoi perpjekjet e tyre per kapercimin e situates.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›