E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rusia akuzohet për “ekocid”/ Por çfarë do të thotë krimi mjedisor i shkaktuar nga lufta në Ukrainë

Më 6 qershor, Ukraina pësoi një katastrofë mjedisore. Shembja e digës Kakhovka në jug të vendit shkaktoi përmbytje duke vrarë më shumë se 100 njerëz.

Përmbytja zhduku fshatrat, tokat bujqësore dhe rezervatet natyrore.  Nafta dhe kimikatet bujqësore përfunduan në Detin e Zi.

Shkaqet e kolapsit ende nuk janë përcaktuar – nëse ai ishte shënjestruar si pjesë e luftës së Rusisë në Ukrainë, apo nëse ishte një dështim strukturor – por ajo që është e sigurt është se kjo është një nga fatkeqësitë më të mëdha ekologjike që Evropa ka parë në dekadat e fundit.

Për këtë arsye,  Ukraina e quan atë “ekocid”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshkroi kolapsin si “një bombë mjedisore të shkatërrimit në masë”.

Figura të profilit të lartë jashtë vendit kanë rënë dakord. Aktivistja suedeze e klimës, Greta Thunberg, gjatë një vizite në Kiev të enjten, u tha gazetarëve se “ekocidi dhe shkatërrimi i mjedisit është një formë lufte pasi ukrainasit deri në këtë pikë e dinë shumë mirë, dhe po ashtu edhe Rusia”, transmeton CNN.

Termi “ekocid” mund të jetë i panjohur për shumë njerëz, por ka pasur një luftë të gjatë për të njohur shkatërrimin e mjedisit në shkallë të gjerë si një krim ndërkombëtar, i ndjekur penalisht në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC).

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›