E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Të shtëna me armë në SHBA, 2 të vdekur dhe 28 të plagosur

Dy persona janë vrarë dhe 28 të tjerë janë plagosur në qytetin amerikan të Baltimores.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Brooklyn Homes në jug të qytetit në shtetin e Maryland, ku njerëzit ishin mbledhur për një ngjarje të quajtur “Dita e Brooklyn”, sipas BBC.

Nuk ka ende detaje për sulmuesin.

Në SHBA ka pasur 345 incidente të tilla në periudhën 2000-2020, të cilat kanë rezultuar me mbi 1.000 njerëz të vrarë dhe mbi 1.800 të plagosur.

Sulmi më vdekjeprurës i tillë ishte në Las Vegas në vitin 2017 i cili la më shumë se 50 njerëz të vrarë dhe mbi 500 të plagosur.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›