Gepardet po largohen nga rreziku i zhdukjes

Dikur Afrika dhe Azia kishin mbi 100 mije geparde. Por gjate shekullit te fundit kjo popullate e madhe ka rene ne vetem 10 perqind. Megjithate kjo statistike e zymte ka filluar te permiresohet fale nje gruaje qe e ka bere misionin e saj te jetes qe te shpetojne gepardet nga zhdukja.
Qe prej koherave antike njeriu i ka pare me madheshti gepardet per bukurine dhe hirin e tyre dhe aftesite unike per te vrapuar me shpejtesi deri 110 kilomtra ne ore.
Por sot keto specie qe dikur jetonin ne Afrike Indi dhe Azi kane perfunduar 10 mije kryesisht ne 24 shtete afrikane. Por per fat te gepardeve Laurie Marker eshte ne krahun e tyre.
Fillova te merresha me gepardet kur jetoja ne Oregon drejtoja nje park me kafshe te egra kjo ishte ne fillim te viteve 70 dhe askush nuk dinte gje per gepardet. Mua me mahniten keto kafshe dhe shume njerez me thane se ato nuk jetojne mire te izoluara jetone pak dhe se popullata e tyre po zhdukej. Kjo gje me terhoqi pa mase dhe doja te dija gjithcka per keto kafshe.
Zonja Market shkoi ne Namibi per te mesuar me shume rreth ketyre specieve. Afrika Jugore eshte strehe e popullates me te madhe te gepardeve ne bote.
shte shume e rendesishme te kuptosh se si jetojne gepardet. Keshtu qe studimi i biologjise se tyre sjella ekologjia qe ka te beje me mjedisin ku jetojne kafshet dhe e gjithe kjo nderthuret me njerezit.
Ne vitin 1990 zonja Marker themeloi Fondin e Konservimit te Gepardeve e njohur shkurtimisht si CFF nje organizate joperfituese me qender ne Namibi e cila merret me kerkime dhe ofron programe edukimi.
Qendra zhvillon strategji per te luftuar disa prej kercenimeve me te medha ndaj gepardeve perfshi njeriun.
Meqenese gepardet shpesh ushqehen me bageti keto kafshe shpesh vriten nga fermeret. Keshtu qe zonja Marker filloi te punonte me komunitetet fermere lokale per te gjetur menyra mbrojtje per bagetite nga gepardet.
Ne vitin 1994 ajo dergoi atje qen me prejardhje turke Anatolian Shepherd. Tani ajo rrit dhe trajnon qente roje te cilet e vene veten mes bagetise dhe cdo lloj kafshe mishngrenese.
Kjo rrace eshte perdorur per 5 mije vjet per te ruajtur bagetine. Ata veprojne si roje duke lehur shume dhe u tregojne gepardeve se ata po ruajne kopete dhe kopeja e rrethon qenin qe leh dhe keshtu qe gepardi nuk deshiron te lendohet dhe ri larg tufave qe ruhen nga qente.
Gjate 15 vjeteve te fundit CCF ka kryqezuar dhe dhuruar me shume se 400 qen per fermeret e bagetive ne Namibi. Ata kane njoftuar nje renie prej rreth 80 peqind te humbjeve te bagetive dhe jane bere me tolerante ndaj gepardeve perreth.
Qe nga ardhja jone ne Namibi popullata e gepardeve atje ishte rreth 1 mije deri 1 mije e 500. Sot kjo shifer eshte ndoshta 3500 ndoshta 4 mije geparde. Kemi qene ne gjendje te shtojme numrin dhe ky numer eshte mes 10 mije gepardeve qe ka bota.
Zonja Marker deshiron te shtoje popullsine e gepardeve duke zgjeruar programet e fondacionit te saj edhe ne vende te tjera. Sot Laurie Markes konsiderohet si nje prej eksperteve kryesore te botes per gepardet. Ajo udheton ne mbare boten duke mbajtur leksione dhe marre pjese ne grumbullime fondesh per te shtuar vetedijen rreth kesaj kafshe tejet te rrezikuar.
Nese nuk jemi te sukseshem ne do te humbasim keto specie te mahniteshme ne nje periudhe te shkurter kohore.