E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli i thonë "po" ndërtimeve në Jeruzalemin Lindor

Autoritetet izraelite i dhanë po planit për ngritjen e 2 mijë shtëpive të reja në lagjen Ramat Shlomo në Jeruzalemin Lindor.

Autorizimi është dhënë ditën e sotme nga komisioni për projektimin dhe urbanizim të Ministrisë së Brendshme hebraike me arsyetimin, për t’iu përgjigjur kërkesave në rritje të komunitetit që jeton në Ramat Shlomo dhe dhënien fund të jetesës së tyre në hapësira të ngushta.

Një plan i ngjashëm, por për ndërtimin e 1600 shtëpive në këtë zonë, shkaktoi tension në marrëdhëniet mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›