E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia dhe Kina “tradhëtojnë” Serbinë

Më 17 korrik kur ka qenë afati i fundit për dorëzimin e komenteve, Serbinë e kanë “tradhtuar” edhe dy shtete tjera të mëdha, Kina dhe Brazili, të cilat po ashtu nuk kanë deponuar komentet e tyre.  Se këto tri shtete kanë abstenuar nga faza e dytë e procesit rreth rastit të Kosovës është bërë e ditur zyrtarisht të mërkurën nga Gjykata e Drejtësisë. 

Ndryshe, Rusia, Kina dhe Brazili kanë paraqitur deklaratat e tyre në prill dhe është pritur që të paraqesin edhe komente.  Në favor të Kosovës komentet i kanë dorëzuar 9 shtete: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Holanda, Sllovenia, Zvicra, Norvegjia, dhe Shqipëria.  Ndërkaq, në favor të Serbisë janë vetëm katër shtete: Qipro, Argjentina, Bolivia dhe Spanja.

Po ashtu, GJND ka bërë të ditur zyrtarisht se seancat dëgjimore rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës do të fillojnë më 1 dhjetor të këtij viti në Pallatin e Paqes, selia e kësaj gjykate. Në një kumtesë të lëshuar të mërkurën, GJND ka njoftuar se përveç të gjitha shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara edhe Kosovës i lejohet pjesëmarrja e plotë në seancat dëgjimore.

Shtetet që duan të marrin pjesë në këtë fazë përfundimtare të procesit, përfshirë edhe Kosovën, duhet të bëjnë kërkesë në Gjykatën e Drejtësisë deri më 15 shtator. (GE/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›