Rusia dhe NATO për herë të parë sërvitje të përbashkëta

Rusia dhe NATO-ja kanë nisur sot atë që e kanë quajtur një stërvitje të përbashkëta ushtarake.
NATO njofton se pilotët e aeroplanëve luftarakë nga Rusia, Polonia dhe Turqia, janë duke marrë pjesë në një stërvitje pesë ditore, që fillimisht do të bëhet në Poloni dhe në Detin e Zi.
Agjencia ruse e lajmeve, Interfaks, ka thënë se manovrat, të koduara me emrin, “Vigilent Skies 2001”, shënojnë herën e parë kur forcat ajrore ruse dhe ato të NATO-s, do të marrin pjesë në një stërvitje të përbashkët kundër terrorizmit.
NATO ka thënë se stërvitjet kanë për qëllim që të ndërtojnë besimin mes palëve.