E Diel, 1 Nëntor 2026

Siria në axhendë të Agjencisë Bërthamore Ndërkombëtare

Bordi i Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, do ta mbajë një takim në Vienë në kohën e presioneve nga SHBA-të dhe shtetet e tjera që të kritikojne Sirinë për shkak të dyshimeve se po merret me aktivitete bërthamore.

Raporti i fundit i kësaj agjencie ka arritur në përfundim se një zonë siriane e shkatërruar në vitin 2007, gjatë një sulmi izraelit, ka mundësi të ketë qenë një reaktor bërthamor i cili është dashur që të jetë i deklaruar. Siria ka insistuar sa ajo zonë ka qenë një vend jo ushtarak.

Në hapje të takimit të sotëm, Drejtori Gjeneral i Agjencisë në fjalë, Jukija Amano, ka thënë se Siria ka dështuar që të ofrojë bashkëpunim të plotë rreth rastit, megjithëse i është dhënë kohë e mjaftueshme.

Çështja e programit bërthamor të Iranit gjithashtu do të jetë në axhendë të këtij takimi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›