E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu:Kundërshtarët e pavarësisë do të dalin të humbur

Këto komente, Presidenti Sejdiu i bëri në një akademi me rastin 12 vjetorit të betejës së Loxhës,ku human jetën luftëtarët e lirisë, Rustem Bruqi, Lumni Surdulli, Enver Alaj si dhe përkujtimit për Komandantin e Zonës së III-të Operative të Dukagjinit, Kolonel Tahir Zemaj.

"Kosova ka arritur gjithsesi rezultate të jashtëzakonshme, por, njëkohësisht, ballafaqohet me vështirësi ekonomike, dhe me probleme të sigurisë në pjesën veriore të vendit, ku strukturat paralele serbe, të instruktuara drejtpërdrejt nga Beogradi zyrtar, vazhdojnë të shkaktojnë incidente e trazira të shpeshta, me qëllim që të dëshmojnë, siç pretendojnë ata, se Kosova është një vatër e krizës”, tha ai.

Presidenti i Kosovës dekoroi në këtë Akademi përkujtimore strategun e betejës së Loxhës, kolonel Tahir Zemajn, me Urdhrin “Heroi i Kosovës” si dhe dëshmorët Enver Alaj dhe Lumni Surdulli me “Medaljen e Artë të Pavarësisë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›