Sherr me njëri-tjetrin, qëllojnë me armë drejt banesës. Shpallen në kërkim 2 autorët

Policia e Kurbinit ka identifikuar dy autorët e dyshuar dhe i ka shpallur ata në kërkim për sulmin me armë ndaj një shtetasi duke qëlluar në drejtim të banesës së tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në lagjen “Demokracia” në Mamurras ku “pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasit P. N. dhe R. Gj., banues në Mamurras, kanë kanosur shtetasin Sh. N., duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij.”
Policia bën të ditur se janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Ndërkaq grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
/rtsh.al/