E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia do zhvillojë stërvitje pranë territorit të Koresë së Veriut

Rusia ka konfirmuar se do të zhvillojë stërvitje ushtarake detare në afërsi të territorit të Koresë së Veriut në muajin qershor.
Stërvitjet do të mbahen siç ishin planifikuar, thanë burimet qeveritare ruse. Stërvitja ushtarake detare vjen në kohën kur tensionet në gadishullin korean janë shtuar së tepërmi për shkak të përfundimit të hetimeve mbi mbytjen e anijes jugkoreane në muajin mars. Hetuesit ndërkombëtarë thanë se anija është qëlluar nga Koreja e Veriut.
Seuli ka kërkuar nga Penjani të kërkojë falje dhe të dënojë autorët. Shteti komunist nga ana e tij nuk i ka pranuar akuzat. Ministria e Jashtme e Rusisë sot ka deklaruar se ka nevojë për "100% prova" që të dëshmojnë se Koreja e Veriut qëndron pas mbytjes së anijes jugkoreane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›