E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjikë, sekuestrohen 400 kilogramë kokainë

Rreth 400 kilogramë kokainë që vinte nga Peruja janë sekuestruar në portin belg të Anversës. Kokaina ishte fshehur në 13 çanta sportive dhe vlera e saj në treg llogaritet të jetë rreth 97.5 milionë euro.

çantat me kokainë kishin mbërritur në Belgjikë të fshehura brenda një kontenieri me erëza e cila ndodhej në bordin e një anijeje që vinte nga Peruja.

Policia belge nuk arriti të arrestojë katër personat që dyshohen të jenë trafikantët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›