E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Nuk do lejojmë shpime të tjera për naftë

Presidenti Barak Obama ka deklaruar se do të zgjasë me gjashtë muaj moratoriumin lidhur me shpimet e thella në bregdet.
Në një konferencë për shtyp Obama theksoi se nafta ka shkaktuar një katastrofë të papreçedentë.
Ai shtoi gjithashtu se qeveria amerikane nuk do të lejojë shpime të tjera për naftë. Vendimi vjen në kohën kur një komision i posaçëm po studion shkaqet e prishjes së tubacionit të nëndheshëm të naftës në Gjirin e Meksikës. Si pasojë e dëmtimit mijëra fuçi nafte po derdhen në Gjirin e Meksikës.
Ndërkohë falë operacionit "Top Kill", që po zhvillohet në Gjirin e Meksikës për të izoluar pusin e naftës së "BP", derdhja e arit të zi për momentin ka ndaluar.

Lajmin e ka bërë të ditur admirali Thad Allen, përgjegjës për operacionet e parandalimit, i cili ka saktësuar se është ende herët për të shpallur fitoren.

"është ndalur fluksi i hidrokarbureve dhe është stabilizuar koka e pusit", ka deklaruar admirali, duke shtuar se operacionet do të vazhdojnë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›