Mlladiç, i fshehur në ish-republikat sovietike
Ish-komandanti i forcave serbe të Bosnjes, gjenerali Ratko Mlladiç është gjallë dhe jeton në një nga ish-republikat sovietike.
Lajmin e bën të ditur një e përditshme serbe, sipas të cilës Mlladiç jep mësim në një akademi ushtarake, mbi armët bërthamore. Sipas burimit, për vendndodhjen e Mlladiç janë në dijeni të gjitha shtetet, por ato nuk mund të veprojnë pasi i superkërkuari mbrohet nga agjentë të shërbimeve sekrete franceze.
Por autoritetet serbe i kanë hedhur poshtë duke i cilësuar si të pabaza këto informata. "Kjo nuk është e vërtetë. Bëhet fjalë për teori fantastiko-shkencore", ka deklaruar drejtuesi i sektorit për krimet e luftës, Vladimir Vukiceviç.