Rusia e Bashkuar e zgjedh Putinin kandidat per president

Asgje nuk iu la rastesise. Inskenimi i kongresit te jashtezakonshem te partise qe planifikuar ne menyre perfekte. 11.000 anetare te partise ne pushtet Rusia e bashkuar erdhen nga te gjitha pjeset e vendit ne Pallatin e Sportit te Parkut Lushniki ne qender te Moskes. Ngjyrat e flamurit rus dominonin ne sallen e dekoruar televizionet shteterore transmetuan drejtperdrejt. Fytyra te lumtura njerez me flamuj qe tunden ne ajer sy qe shkelqejne - vecanerisht pasi funksionari i partise Boris Gryslow beri te ditur Perfundimi i votimit eshte 614 vota te dhena 614 vota pro asnje vote kunder asnje abstenim.
Njezeri u zgjodh Vladimir Putini kandidat per president i partise se tij. Nje zgjedhje si ne kohet sovjetike 100 perqind e votave te dhena qene per te Nuk eshte hera e pare qe Rusia ndodhet para detyrave te medha. Cilat jane synimet qe kemi ne Ne duam te verteten dinjitetin e njeriut dhe drejtesine ne shoqerine tone.
Levdata per Putinin
Pastaj kryeministri i tanishem u kerkoi delegateve te entuziazmuar ne salle qe te mos tundin vetem flamujt por qe te therrasin Rusia Rusia. Kongresi i Partise nisi me nje vale himnesh me levdata te nisura nga sipermarresi Boris Titov Putini eshte nje menaxher i forte i kualifikuar se tepermi dhe efikas. Ai vendosi rregull tek ne. Me pas fjalen e moren pensioniste shtepiake ushtarake police. Te gjithe ata folen ne menyre entuziaste per Putinin dhe per partine Rusia e Bashkuar edhe Presidenti MedvedjevBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kongresi i Partise Rusia e Bashkuar
A ka per vendin tone nje ekip tjeter ose nje udheheqje tjeter politike e cila mund te perballet me kerkesat globale te kohes se sotme
Natyrisht qe te gjithe ishin te te njejtit mendim se vetem Rusia e Bashkuar eshte ne gjendje qe ti zgjidhe gjerat. Salla qe ngritur ne kembe kur Putini doli per here te dyte ne pultin e oratorit. Ne fjalimin e tij qe buronte patetizem ne te cilin ai fliste me afsh per Rusine dhe njerezit e saj u permend edhe bota e jashtme.
Partia e hajduteve
Bota e jashtme duhet ta kuptoje ne radhe te pare se Rusia eshte nje vend demokratik dhe prandaj te heqe dore nga nderhyrja ne fushaten elektorale ruse me mjete financiare pra edhe permes mbeshtetjes se organizatave joqeveritare Keto jane para te hedhura dem. Juda si figure e Bibles nuk nderohet tek ne. Perdorini me mire keto para per te paguar borxhet tuaja.
Me siguri qe me kete ai mbante parasysh gjendjen financiare te vendeve te Eurozones. Nese ky kongres do ta mbeshtese partine e Putinit per zgjedhjet parlamentare kjo nuk eshte e sigurte. Ne popull dhe tek blogjet ne internet kjo parti quhet nderkohe hapur parti e hajduteve dhe e gangstereve.
Autor Hermann Kraus/ Auron Dodi
Redaktoi Lindita Arapi