E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Sundern te Gjermanise behet zbulimi i shtatores se Nene Terezes

Ne sot po bejme zbulimin e nje skulpture te bronzte te Nene Terezes. Kjo shtatore me siguri dikend  e befason sepse kjo dhurate vjen nga marredheniet me komunitetin shqiptar qe jeton dhe punon ne  Sundern. Secili qytetar e njeh hijen e lehte te Nenes Tereze. Une besoj se vetem nje pakice e di se Nena Tereze ka origjine shqiptare. Te 200 shqiptaret qe jetojne sot ne Sundern atdheut te tyre te dyte Sundernit sot po i japin nje dhurate te mrekullueshme shtatoren e Nenes Tereze u shpreh nder te tjera kryebashkiaku i Sundernit Detlef Lins. Ne mesin e te pranishmeve ishin edhe konsulli i Republikes se Kosoves ne Frankfurt mbi Majn Astrit Zemaj zevendesministri per Kulture Rini dhe Sport ne qeverine e Kosoves Hajdin Abazi si dhe kryebashkiaku i komunes se Malisheves Isni Kilaj.

Zbulimin e shtatores se punuar nga skulptorja Marlies Hof e bene kryebashkiaku i  Sundernit Detlef Lins dhe Hajdin Abazi zevendesminiser per Kulture Rini dhe Sport i   Kosoves. Zevendesministri Hajdin Abazi duke folur per humanisten shqiptare Nena Tereze tha se ajo ishte e vogel me trup mirepo ne shtatin e saj te vogel kishte nje shpirt te madh... Kjo shtatore e Nenes Tereze me modesti madheshtore do te na kujtoje nevojen e pashueshme midis njerezve per dashuri respekt te ndersjelle per bashkejetese dhe per ndihme ndaj njeri tjetrit theksoi z. Abazi.

Bildunterschrift

Nderkaq Astrit Zemaj konsul i Kosoves ne Frankfurt tha se Nena Tereze eshte nene e gjithe botes. Ne jemi shume krenare qe si komb i vogel botes ia kemi dhene nje njeri te madh.

Ne pamundesi per te marre pjese ne kete aktivitet Valter Ibrahimi ambasador i Shqiperise ne Berlin te pranishemve u kishte derguar nje telegram urimi ku nder te tjera shkruante Iniciativa juaj per vendosjen e shtatores se Nene Terezes ne qender te qytetit Sundern eshte nje iniciative qe krenon cdo shqiptar qe jeton ne Gjermani dhe me gjere.


Pas   zbulimit te shtatores kryetari i komunes se Sundernit Detlef Lins ka shtruar nje dreke pune per mysafiret  kosovare dhe gjermane.  Me ate rast Fadil Bytyqi kryetar i shoqates gjermano-kosovare kryebashkiakut i dorezoi cerifikaten per shtatoren e Nenes Tereze.


Autor Halil Rrustemaj

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›