E Shtunë, 31 Tetor 2026

NZZ Si perpiqet Kosova te permiresoje imazhin

Gazeta Neue Zrcher Zeitung ne numrin e saj te se henes 28.11 shkruan se udheheqja kosovare ne Prishtine eshte shume e bindur qe mund ta ndryshoje imazhin e shtetit te ri permes krijimit te zyrave te lobiimit ne shtete te ndryshme perendimore. Pas pavaresise u treguan spote te shtrenjta ne televizionet perendimore ku kosovare te lumtur shetisnin neper lendina te gjelbra ngrinin ne qiell balona me urra per shtetin me te ri te Evropes. Vertet Kosova ka shume njerez te rinj nga ana demografike eshte shteti me i ri ne Evrope.

Por vazhdon te komentoje gazeta Neue Zrcher Zeitung duke iu referuar platformes se internetit Balkan Insight Prishtina ne heshtje ka punesuar firme lobiiste amerikane Patton Bogs per te ndihmuar ne zgjerimin e marredhenieve nderkombetare te Prishtines dhe permiresimin e imazhit te Kosoves.

Pyetja qe shtron NZZ eshte pse te punesohet Patton Boggs dhe pse ne heshtje Transparenca e munguar komenton me tej gazeta zvicerane lidhet me faktin qe personi adapt per marredheniet nderkombetare tek Patton Boggs quhet Frank Wisner. Ne kohen e presidentit amerikan George W. Bush Wisner ka qene i derguari i posacem amerikan per negociatat e statusit. Ai luajti nje rol te rendesishem per pavaresine e Kosoves shkruan NZZ.

Autor NZZ/L Arapi

Redaktoi A Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›