E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga Arabe me sanksione ekonomike kundër Sirisë

Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe vendosën në takimin e tyre në Kajro për t’i vënë një seri sanksionesh të rënda ekonomike Sirisë, pasi Damasku nuk pranoi planin arab për të dërguar vëzhgues, në përgjigje të goditjes vdekjeprurëse ndaj kryengritjes së opozitës.

Ministrat do të takohen përsëri të shtunën e ardhshme, për të parë efektin e veprimit të tyre.

19 nga 22 ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe votuan për t’i vënë sanksione Sirisë. Ky ishte një vendim i jashtëzakonshëm kundër një vendi anëtar.

Sanksionet përfshijnë ngrirjen e pasurive të udhëheqësve sirianë në shtetet arabe, ndërprerjen e investimeve dhe tregtisë arabe në Siri, ndalimin e transaksioneve me Bankën Qendrore të Sirisë dhe ndalimin e zyrtarëve sirianë në vendet arabe.

Përfaqësuesi i Ligës Arabe për Sirinë, ministri i Jashtëm i Katarit, Hamad bin Jasem bin Jaber al Thani, tha se votimi për t’i vënë sanksione Sirisë do të ketë efektin e dëshiruar, edhe nëse sanksionet nuk zbatohen kurrë, pasi Siria më në fund mund të bjerë dakord të ndalë dhunën ndaj civilëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›