Rusia e perendimit Mos na nderhyni
Ministria e Jashtme e Rusisë i ka akuzuar vendet e Perëndimit se janë përpjekur të ndikojnë në procesin gjyqësor ndaj Mikhail Khodorkovsky-it. Ish manjati rus i naftës u dënua të hënën për të dytën herë për krime ekonomike. Rusia tha se një presion i tillë ishte i papranueshëm dhe se të huajt duhet të shihnin punët e tyre. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tha se vendimi ndaj z. Khodorkovsky, kundërshtar i Kryeministrit Putin, ngjallte dyshime për ndjekje penale selektive. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë e përshkroi procesin gjyqësor si shumë të dyshimtë. Ish-biznesmeni rus u shpall fajtor të hënën nga një gjykatë në Moskë për përvetësim të paligjshëm fondesh. Dikur personi më i pasur në Rusi, ai aktualisht po vuan një dënim prej 8 vjetësh burg për evazion fiskal. Mbështetësit e tij thonë se gjyqi është politikisht i motivuar. Procesi i fundit gjyqësor ndaj tij zgjati pothuaj dy vjet. Një grup protestuesish u mblodhën jashtë gjykatës teksa jepej vendimi në mbështetje të z. Khodorkovsky.
Për sa i takon vendimit të gjykatës ai është 250 faqe i trashë dhe pritet që të lexohet për disa ditë rresht. Prokurorët kanë kërkuar që Khodorkovsky të qëndrojë në burg deri në vitin 2017, pra edhe 7 vjet të tjerë ndërkohë që dënimi i tij i parë merr fund në vjeshtë të vitit të ardhshëm.
Cenimi i gjykatës është cilësuar nga shumë analistë perëndimorë si një vendim e bazë politike. Avokatët e Khodorkovsky-t kanë deklaruar se nuk ka asnjë bazë ligjore dhe asnjë fakt që mbështet këtë vendim dhe se ka pasur shumë dëshmitarë që kanë hedhur poshtë edhe pretendimet e akuzës. Për sa i përket Putinit, që është kundërshtari i Khodorkovsky-t ai e paragjykoi vendimin e gjykatës duke deklaruar në një intervistë televizive para shpalljes së vendimit se ai ishte një “hajdut që e kishte vendin në burg”. Mikhail Khodorovsky, njeriu më i pasur i Rusisë dikur ndodhet në burg që në vitin 2003.