E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhurata e ndihma nga Ministria e Punes

Komuniteti rom

Ndonëse të privuar në shumë aspekte, edhe fëmijët romë kanë festuar dje me rastin e festave të fundvitit, njësoj si bashkëmoshatarët e tyre. Vogëlushët e mbledhur nga çerdhe, kopshte e shkolla të ndryshme kanë marrë pjesë dje në një koncert festiv, ku ishin të pranishëm edhe autoritetet e Ministrisë së Punës. Ata premtuan se gjatë vitit 2011 do të zbatohen projekte edhe më të rëndësishme për integrimin e këtij komuniteti, me qëllim që këta fëmijë të mos ndihen të diskriminuar, por të bashkëjetojnë në kushte të ngjashme me ato të vogëlushëve të tjerë. Në prag të festave u shpërndanë dhurata e ndihma edhe për komunitetin rom në zonat e përmbytura të Shkodrës.

“Janë ditë që nxisin solidaritetin, bashkëpunimin midis të gjithë shoqërisë shqiptare. Është ndihmuar komuniteti rom, i cili është i prekur nga përmbytja në Shkodër, janë dhënë ndihma, mbështetje financiare dhe mbështetje e gjithanshme për këtë komunitet”, tha zv.ministrja e Punës, Filloreta Kodra.

Ndërkohë, koncerte të tjera festive, ku do të përfshihen fëmijë të këtij komuniteti, pritet të organizohen edhe në qytete të tjera të Republikës së Shqipërisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›