Rusia e quan Asadin "faktor stabilizues"

Moska zyrtare ka thënë sot se “qeveria e presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, është një faktor stabilizues në këtë vend, që promovon shanset për zgjidhje paqësore të krizës”.
“Qasja e Perëndimit ndaj regjimit sirian ndryshon në mënyrë radikale nga e jona, sepse duke gjykuar nga përmbajtja e amendamenteve të tyre, synimi i tyre është largimi i Asadit”, ka thënë zëvendësministri i Jashtëm rus, Genadi Gatilov.
Siria, që në muajin mars të vitit të kaluar, është përfshirë nga protestat antiqeveritare, që bëjnë thirrje për rrëzimin e regjimit aktual.
Mbi 5,000 persona thuhet të kenë humbur jetën në trazira.