E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA paralajmëron sulme në Bangkok

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tajlandë ka paralajmëruar se “terroristët e huaj” mund të sulmojnë zonat turistike të kryeqytetit Bangkok, ndërsa u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë të jenë të kujdesshëm.

“Ne paralajmërojmë të gjithë qytetarët e SHBA-së të jenë të kujdesshëm kur vizitojnë vendet publike, ku mblidhen turistët perëndimorë”, ka thënë Uolltër Braunoler, zëdhënës i ambasadës.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›