E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri britanik Kameron në Arabinë Saudite

Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, ka arritur në Arabinë Saudite, ku do të takohet me mbretin Abduallah.

Bëhet fjalë për vizitën e parë të Kameronit në këtë vend, që kur ka marrë postin e kryeministrit në vitin 2010.

Qëllimi i saj thuhet të jetë forcimi i marrëdhënieve ndërmjet Londrës dhe Riadit, e sidomos në kontekstin e tensioneve aktuale në rajonin e Gjirit.

Temë e bisedimeve pritet të jetë edhe Irani. Britania ka ndërmarrë aksione të ashpra kundër Teheranit, për shkak të aktivitetit të tij bërthamor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›