SHBA, identifikohen të katër marinsat ”urinues”

Të katër marinsa amerikanë të cilët ishin parë në një video duke urinuar në afganët vdekur janë identifikuar nga hetuesit ushtarakë amerikanë, raportojnë mediat amerikane.
Po kështu bëhet me dije se ata i përkisnin Batalionit të 3, të regjimentit të dytë detar.
Ky batalion ka qenë i shtrirë në një gamë të gjerë të luftimeve dhe situatave paqeruajtëse, nga Iraku, Afganistani dhe në Gjirin e Guantanamos për të luftuar zjarret në Idaho.
Video tronditi opinionin ndërkombëtar, në të cilën shfaqeshin katër marinsa amerikanë që urinonin mbi trupat e tre luftëtarëve talebanë të vrarë në Afganistan.
Për çështjen është hapur një hetim në SHBA. Gjesti rronditës u dënua ashpër nga ushtria dhe Sekretari i Mbrojtjes, Leon Penetta. Nga ana e tij, edhe Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, u shpreh tejet i revoltuar nga imazhet.