Rusia fajëson dy palët për masakrat në Siri

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, deklaroi se është tejet i alarmuar për shkak të vrasjes së 108 personave në qytetin sirian, Houla, por shtoi se është e qartë se për këtë duhet të fajësohen si presidenti i Sirisë, Baschar Al Assad, ashtu edhe kryengritësit.
“Po përballemi me një situatë, në të cilën që të dy palët janë fajtore për vdekjen e njerëzve të pafajshëm”, tha Lavrov, pas takimit me sekretarin e Jashtëm të Britanisë, William Hague.
“Askush nuk po e shfajëson qeverinë, e as kryengritësit, por ne duhet të kuptojmë se si ndodhi masakra, në mënyrë që këto gjëra të mos përsëriten kurrë më”, tha Lavrov.
Ai me këtë rast la të kuptojë se Moska mund të shtojë trysninë ndaj Assadit, në mënyrë që ai t’i bindet planit paqësor të të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe në Siri, Kofi Annanit.