E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tony Blair dëshmoi rreth skandalit të përgjimit në Britani

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, është marrë në pyetje në lidhje me hetimin që ka të bëjë me skandalin e përgjimit telefonik nga perandoria mediatike e Rupert Murdochut, Neës Corporation.

Blair i tha komisionit hetues Leveson në Londër se ai kishte vendosur të fitojë mbështetjen e mediave britanike dhe jo të rrezikojë zemërimin e magnatëve të fuqishëm mediatik, gjatë dekadës sa ka qenë kryeministër.

Blair megjithatë pranoi se përdorimi i gazetave si instrumente të pushtetit politik krijon një marrëdhënie që nuk është e “shëndetshme”.

Blair, i cili ishte kryeministër nga viti 1997 deri më 2007, është raportuar të ketë pasur raporte të afërta me kreun e News Corporation, Murdochun.

Komisioni hetues është ngritur nga kryeministri David Cameron në korrikun e vitit të kaluar, pas shpërthimit të skandalit të përgjimit në tabloidin “News of the World”. Si pasojë, gazeta është mbyllur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›