E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB bën përgjegjës autoritetet për masakrën në Houla

Këshilli i Sigurimit i OKB-së njoftoi se formacionet e armatosura të autoriteteve siriane janë përgjegjëse për granatimin e qytetit Houla, ku humbën jetën dhjetëra civilë, mes të cilëve më shumë se 30 fëmijë.
 

Në njoftimin e publikuar pas seancës së Këshillit të Sigurimit, të thirrur sipas procedurës urgjente, kjo organizatë dënon `vrasjen e civilëve, në të cilët u shtie nga afërsia dhe në të cilët ka gjurmë të keqtrajtimeve`, por nuk pohohet kush është përgjegjës. OKB-ja pohon se në Houla të premten janë vrarë së paku 108 persona, prej të cilëve 49 fëmijë dhe 34 gra.
 

Në njoftimin e OKB-së përdoret shprehja `përdorim i paparë i dhunës` ndaj civilëve dhe shkelje e ligjeve ndërkombëtare, si dhe obligimi që më herët e morën autoritetet siriane, e të cilat nënkuptojnë edhe ndalimin e përdorimit të armatimit të rëndë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›