E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Hetim për krimet e luftës në Ukrainë, ekipi francez mbërrin në Lviv

Ambasadori i Francës në Ukrainë, Etienne de Poncins, ka publikuar një foto në rrjetin social Twitter, ku tregon ekipet që kanë mbërritur nga Franca në Lviv, për të ndihmuar autoritetet lokale në hetimin e krimeve të luftës.

“Me krenari mirëpresim në Lviv detashmentin e xhandarëve teknikë dhe shkencorë që erdhën për të ndihmuar shokët e tyre ukrainas në hetimet e krimeve të luftës të kryera rreth Kievit. Franca e para që dha një ndihmë të tillë. Ata do të jenë në punë nesër. Solidariteti”, shkruan ambasadori i Francës në Ukrainë, raporton The Guardian./rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›