E Shtunë, 31 Tetor 2026

41 viktima nga vërshimet në Kinë

Së paku 41 persona kanë humbur jetën gjatë vërshimeve në pjesën qëndrore të Kinës.Keshtu kanë njoftuar sot mediat shtetërore të këtij vendi.

Shiu i furishëm natën e mbrëmshme, ka shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut duke shkatërruar shtëpitë dhe përforcimet në brigjet e lumit në provincën Hubei.

Për më pak se katër orë, në këto zona të Kinës kanë rënë 300 milimetra shi, ndërsa në disa pjesë uji ka arritur nivelin e dy metrave. Telefonat nuk funksionojnë ndërsa është ndërprerë edhe furnizimi me energji elektrike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›