Libi, mediat: Rrëzohet helikopteri i NATO-s

Forcat e armatosura libiane kanë rrëzuar një helikopter të NATO-s në brigjet e qytetit bregdetar Zintan.Lajmin e ka bërë të ditur shteti libian.
Televizioni shtetëror ka cituar një zëdhënës ushtarak, sipas të cilit, bëhet fjalë për mjetin e tretë të Aleancës Atlantike që është rrëzuar që prej muajit mars.
Ende nuk ka konfirmime nga burime të pavarura për ngjarjen.