E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, pezullohen nga detyra 2 punonjës, akuzohen për vjedhje dhe shpërdorim detyre

ELBASAN- Gjykata ka pezulluar nga detyra dy punonjës të cilët akuzohen për vjedhje dhe shpërdorim detyre. Është pezulluar nga detyra kryesekretari Shaban Dedja dhe sekretarja Emine Lami.

Kreu i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, Arben Vrioni bëri të ditur se “dy punonjësit e administratës së gjykatës Shaban Dedja si edhe Emine Lami akuzohen për veprën penale të sipërpërmendur, pasi prej disa muajsh ato kanë qenë nën hetim për këtë vepër penale”.

Mësohet se kryesekretari në bashkëpunim me sekretaren prej disa muajsh i shisnin pullat e përdorura qytetarëve të cilët kryenin kërkesë padi në këtë institucion. 

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›