SHBA do të dërgojë “bishat”e saj në Ukrainë, Zelensky: Vendim historik!
SHBA do të mbështesë dërgimin e avionëve të avancuar luftarakë në Ukrainë, përfshirë “bishat” F-16.
Sipas BBC, një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti Joe Biden u kishte thënë liderëve të G7 në Japoni për këtë vendim.
SHBA do të "mbështesë një përpjekje të përbashkët me aleatët dhe partnerët tanë për të trajnuar pilotët ukrainas në avionët luftarakë të gjeneratës së katërt, duke përfshirë F-16, për të forcuar dhe përmirësuar më tej aftësitë e Forcave Ajrore të Ukrainës", tha zyrtari amerikan.
Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky, i cili ka kërkuar avionë luftarakë për muaj të tërë, tha se ky vendim “do të rrisë shumë ushtrinë tonë në qiell”. Zelensky e cilësoi si një “vendim historik”.
Ky vendim u mirëprit gjithashtu nga Mbretëria e Bashkuar, Belgjika, Holanda dhe Danimarka. Presidenti ukrainas do të udhëtojë në Japoni për t’u takuar me liderët e G7, pasi zyra e tij konfirmoi të premten se ai do të takonte Joe Biden në Japoni në ditët në vijim.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
