E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, debate të ashpra për ligjin për gjuhën

Qeveria e re e Maqedonisë, do presë ligjin për gjuhët dhe flamujt që të votohen dhe të njëjtët më pas të arrijnë në Dhomën legjislative. Kështu theksuan burime partiake për mediat kosovare. Sipas këtyre burimeve, kjo ka qenë një nga kushtëzimet e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti për marrëveshjen e koalicionit me VMRO-në. Platforma qeveritare dhe përbërja e re, që mandatari Gruevski e paralajmëroi të enjten mbrëma, ende nuk ka arritur në Parlament. Ndërkohë, burime partiake në partinë e Gruevskit, pohojnë se arsyeja është posti i Arsimit dhe se ende kalkulohet me emrin e ministrit.

BDI tashmë ka vendosur që me Sekretariatin për Marrëveshjen e Ohrit të udhëheqë Musa Xhaferi, me Eurointegrimet - Teuta Arifi, me Ministrin e Drejtësisë - Blerim Bexheti, me atë të Mbrojtjes - Fatmir Besimi, me Ministrinë e Ambientit Jetësor - Abdilaqim Ademi, me atë të Ekonomisë - Valon Saraçini dhe me Ministrinë e Pushtetit Lokal - Nevzat Bejta.

Sipas paralajmërimeve, pjesa më e madhe e ministrave të VMRO-DPMNE-së do të mbeten në kolltukët qeveritare edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Në VMRO janë pothuaj të sigurt Zoran Stavreski - ministër i Financave dhe zv/kryeministër për çështje ekonomike - Vlladimir Peshevski. Pozicionet do t’i mbajnë edhe Gordana Jankullovska në MPB dhe Elizabeta Kançevska –Milevska në dikasterin e Kulturës. E mundur është që në pozicionin aktual të mbetet edhe njeriu i parë i MASH-it, Nikolla Todorov. Së fundmi, ambasadori i BE-së Nikolla Popovski do ulet në kolltukun e Antonio Milloshoskit, në Ministrinë e Punëve te Jashtme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›