Rusia kërcënon Ukrainën dhe Evropën për gazin natyror
Moskë - Rusia kërcënon se do të ndërpresë furnizimin me gaz ndaj Ukrainës nëse kjo e fundit nuk shlyen borxhin që I detyrohet. "Gazprom"-i i kërkon shoqërisë ukrainase të hidrokarbureve "Naftogaz" të shlyejë borxhin që i ka atij me vlerë më tepër se dy miliardë dollarë për furnizimin me gaz në vjeshtën e vitit 2008.Zëdhënësi i gjigandit rus "Gazprom", Sergei Kuprianov deklaroi se ekziston 50 për qind mundësia që Rusia t'ia ndërpresë furnizimin me gaz Ukrainës më 1 janar nëse Kievi nuk paguan borxhin. Sipas tij, ka 50 për qind mundësi për një gjë të tillë.
Shoqëria ruse këmbëngul në kryerjen e kësaj pagese, përndryshe ajo kërcënon me ndërprerjen e furnizimit me gaz për Ukrainën duke filluar nga 1 janari, në territorin ku kalon tranzit 80 për qind e gazit rus që konsumohet në Europë.