E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA nxit Izraelin të shmang viktimat

Uashington - Nuk kanë kërkuar ndalimin e sulmeve, por tregimin kujdes që të mos goditen civilët. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë nxitur në këtë mënyrë Izraelin që të shmangë viktimat civile duke marrë për objektiv Hamasin në Gaza. Zëdhënësi i Këshillit kombëtar të sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, Gordon Johndroe, përmes një deklarate për shtyp u shpreh se "Sulmet e vazhdueshme me raketa të Hamasit kundër Izraelit duhet të ndërpriten që të ndërpritet dhuna. Hamasi duhet t'u japë fund veprimtarive terroriste nëse kërkon të luajë një rol në të ardhmen e popullit palestinez".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›