Rusia kritikon SHBA-të për shkelje të të drejtave

Ministria e Jashtme Ruse ka publikuar sot një raport kritik lidhur me situatën e të drejtave të njeriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duke e paraqitur këtë raport në parlamentin e vendit, përfaqësuesi i ministrisë, i departamentit për të drejtat e njeriut, Konstantin Dolgov, tha se problemet kryesore të të drejtave të njeriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pabarazitë sociale, racore dhe diskriminimi etnik,paraburgimi i gjatë i të burgosurve, funksionimi i burgjeve jashtë sistemit ligjor, si dhe burgjet e mbingarkuara.
Dolgov i kritikoi Shtetet e Bashkuara për censurë, shkelje të të drejtave të votuesve, si dhe për ndalesat në internet.