E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia kunder anetaresimit te Shqiperise dhe Kroacise ne NATO

Moska zyrtare nuk pranon zgjerimin e metejshem te NATO-s me Shqiperine dhe Kroacine. Ky qendrim i Moskes vjen i argumentuar me prishjen e sigurise ne Evrope nese dy vendet qe aspirojne anetaresim do te behen se shpejti pjese e NATO-s. Qendrimi u be i ditur diten e djeshme nga ana e zedhenesit te Ministrise se Jashtme ruse, Andrei Nesterenko. Ne nje deklarate per medien, zedhenesi i diplomacise ruse ka theksuar se anetaresimi me te drejte te plota i Shqiperise dhe Kroacise ne NATO do te rrezikonte edhe sigurine ne te gjithe Evropen.

“Zgjerimi i NATO-s nuk garanton siguri ne Evrope, por sjell rreziqe te reja dhe te rrezikshme qe lidhen me terrorizmin dhe krimin e organizuar”, deklaroi diten e djeshme zedhenesi i Ministrise se Jashtme te Rusise. Pas kesaj deklarate, ministria jone e Jashtme nuk ka preferuar te bej ndonje koment, ose t’i pergjigjet deklarates se Moskes zyrtare. Por nga ana tjeter i menjehershem ka qene reagimi i Ministrise se Jashtme te Kroacise. Me ane te nje deklarate per shtyp, Ministria e Jashtme kroate ka theksuar se marredheniet mes Kroacise dhe Rusise ishin te rendesishme per Zagrebin dhe do te donin t’i mbanin keto marredhenie te mira edhe ne te ardhmen. Por ne deklarate theksohet ne menyre te prere se anetaresimi i Kroacise ne NATO nuk do te ndikonte ne perkeqesimin e sigurise ne rajon. Dy dite me parem ne Bruksel, Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Sheferm nenshkroi me ministrat e Jashtem te Shqiperise dhe Kroacise edhe Protokollin e Anetaresimit per ne NATO. Ky dokument tashme i hape rruge edhe ratifikimit nga ana e te gjitha vendeve anetare ne NATO-s ketij Protokolli dhe ne perfundim te ketij procesi Shqiperia dhe Kroacia mund te behen anetare me te drejta te plota ne NATO. Kryeministri Berisha e pershendeti dy dite me pare firmosjen e ketij protokolli, duke theksuar se dita e nenshkrimit te tij ishte nje dite historike per te gjithe shqiptaret, te cilet po bejne realitet endrren e tyre per liri dhe integrim. Nga ana tjeter, Kryeministri Berisha deklaroi se Shqiperia, ndonese pa te drejte vote, duke nisur qe nga ky moment do te ishte e pranishme me perfaqesuesit e saj ne te gjitha tryezat qe do te organizonte aleanca. Shqiperia arriti se bashku me Kroacine te marr ftesen e anetaresimit per ne NATO ne prill te ketij viti dhe kjo ngjarje u konsiderua nga te dy vendet si historike. Qeverite e Shqiperise dhe Kroacise kane shpresa te mira per te qene anetare me te drejta te plota ne NATO gjate vitit te ardhshem, vit ne te cilin do te kremtohet edhe 60-vjetori i aleances me te fuqishme politike dhe ushtarake ne bote.

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›