PR: Ne qeveri brenda korrikut me nje pozicion kyc
Republikanet brenda muajit korrik do te perfaqesohen ne qeveri me nje ministri, e cila ka nje funksion kyc ne zhvillimin e vendit. Ky ishte edhe premtimi, qe sipas republikaneve, Kryeministri Berisha ka bere dje gjate takimit me nje perfaqesi e larte te PR-se pasditen e djeshme ne Kryeministri. Kreu i PR-se, Fatmir Mediu, kryetari i Nderit i Asamblese Republikane, Sabri Godo, kreu i Grupit parlamentar te kesaj partie, Arian Madhi dhe nenkryetari Neritan Alibali, zhvilluan pasditen e djeshme nje takim njeoresh me kreun e qeverise, Berisha. Pas takimi te pasdites se djeshme, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka konfirmuar per medien fillimin e negociatave intensive me kreun e Partise Demokratike, njekohesisht Kryeministrin Berisha, per pozicionin e republikaneve ne qeverine qe ai drejton. Keshtu, Mediu ka theksuar se Kryeministri i ka premtuar perfshirjen ne qeveri brenda ketij sesioni parlamentar, qe do te thote brenda muajit korrik.
“Ne jemi ne fillim te nje procesi dhe besoj se do te kete nje diskutim intensiv dhe besoj se brenda ketij sesioni parlamentar do te mbyllet i gjithe procesi”, deklaroi Mediu, pas perfundimit te takimit per medien. Ai konfirmoi edhe njehere faktin se nuk do te ishte ai ministri i ardhshem i PR-se, por do te ishte nje tjeter figure republikane qe do te perfaqesohej ne kabinetin Berisha.
Gjate takimit, ne menyre te qarte, aleatet me te afert te demokrateve ne qeveri, i kane shprehur Kryeministri Berisha edhe qendrimin se ata do te ribeheshin pjese e qeverise vetem nese do te perfaqesoheshin aty me nje post. Ata prej kohesh kane hedhur sinjalet se nuk mund te perfaqesoheshin ne qeveri me postin e mbetur vakant te zevendeskryeministrit. Perfaqesuesit e PR-se jane perpjekur te theksojne se ministria qe ata do te kene deri ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duhet te jete ne proporcion te drejte me peshen e tyre, si nje parti e madhe parlamentare. Kjo kerkese argumentohet nga republikanet se Grupi parlamentar i PR-se eshte edhe grupi i dyte me i madh ne mazhorancen aktuale. Pas takimit me Kryeministrin Berisha, perfaqesuesit e PR-se jane shprehur se ne fillim te javes se ardhshme pritet te zhvillohet edhe takimi i radhes mes republikaneve dhe Kryeministri Berisha. Ne kete takim pritet te percaktohet edhe ministria ne te cilen do te perfaqesohen republikanet brenda kabinetit Berisha. Negociatat e ardhshme pritet te zbardhin edhe me shume detaje per levizjet e reja brenda kabinetit qeveritar.
Levizjet
Rifutja e republikaneve ne qeveri me postin e nje ministri pritet te sjell levizje te reja brenda kabinetit te drejtuar nga Berisha.
Aleanca
Partia Republikane eshte edhe aleatja kryesore e Partise Demokratike ne koalicionin e djathte. PR ka 11 deputete ne Kuvend.