E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Kodi i ri, diskutime gjitheperfshirese

Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, iu drejtua dje me nje leter drejtuesve te Partise Demokratike dhe Partise Socialiste. Ne kete leter, per kreret Berisha dhe Rama, shprehen vleresimet dhe shqetesimet e verejtura nga PDS gjate procesit politik, qe synon ndryshimin e kuadrit ligjor per zgjedhjet, ne menyre qe ky proces te jete permiresues e jo perkeqesues per nivelin e garantimit te votes se shqiptareve. Kryetari i PDS-se, Milo, konfirmoi dhe njehere tjeter se “Partia Demokracia Sociale ka qene dhe mbetet besnike e parimeve me te shtrenjta, qe mbrojne e garantojne voten e lire dhe te ndershme, duke u dhene mundesi zgjedhesve te shprehin vullnetin e tyre, ne momentin e thirrjes ne konsultimin zgjedhor te radhes”. Por, duke konstatuar nje klime politike te ngjashme me ate te ndryshimeve Kushtetuese, dhe ne kete rast drejt nje Kodi Zgjedhor bipartizan, kreu i PDS-se vleresoi faktin se “zgjedhjet e vitit 2009, si jetike per ecurine e vendit dhe anetaresimin e plote ne NATO e Bashkimin Evropian, duhet te organizohen ne baze te disa parimeve dhe standardeve demokratike te gjithepranuara”. Madje, ne po kete linje, Milo vuri ne dukje se “duke i dhene perparesi cilesise se Kodit Zgjedhor dhe jo domosdoshmerisht miratimit te tij me urgjence brenda muajit korrik, PDS beson se me kontributin e te gjithe aktoreve politike, te ndihmuar me ekspertizen e duhur ligjore, do te arrijme te prodhojme nje dokument te standardeve evropiane”. Nga ana tjeter, PDS, nepermjet kesaj letre, ka ritheksuar se nuk ka kerkuar dhe nuk kerkon dhurata politike, por vetem kushte te ndershme per fushaten zgjedhore, procesin e votimit dhe numerimit te votave. Njekohesisht, Milo, ne letren e tij, ka kerkuar nga kreu socialist, Rama, te beje nje sqarim konkret, lidhur me kushtet me te cilat do te hyne partite politike ne garen elektorale. Gjithashtu, Milo kerkoi nga Rama te sqaroje nese “do te vazhdojme te bejme pakte e marreveshje te ngushta dhe te shpejta, apo do te tregojme pjekuri e largpamesi politike per te ndertuar nje infrastrukture zgjedhore te qendrueshme qe garanton voten e lire”.

Kerkesa

PDS kerkoi dje nga kreret e PD e PS qe te jepen shpjegime mbi menyren e ndertimit te administrates zgjedhore. Pra, do te jete nje strukture me perfaqesues partish politike, apo do te krijohet per here te pare nje trupe zgjedhore jashte ndikimit direkt te forcave politike, qe garojne ne zgjedhje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›