Iran, shtatë protestues të vrarë në shesh
Teheran - Të paktën shtatë protestues humbën jetën dje në protestat e zhvilluara në kryeqytetin iranian kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale që nxorën fitues presidentin në fuqi, Mahmud Ahmedinexhad. Lajmi bëhet i ditur nga televizioni shtetëror, i cili raporton se demonstruesit ishin vrarë në vendin ku u zhvillua protesta.
Televizioni iranian "Press TV", që transmeton në gjuhën angleze, njoftoi gjatë një edicioni të jashtëzakonshëm lajmesh se "shtatë persona ishin vrarë pranë vendit ku u mbajt protesta e paligjshme në Teheran", ndërkohë që nuk dha detaje të tjera.
Televizioni iranian "Press TV" nuk specifikoi nëse të vdekurit ishin mbështetës të opozitës, por shtoi se shumë persona ishin plagosur kur "banditët" u përpoqën të sulmonin një postëkomandë ushtarake.
Qindra mijëra mbështetës të kandidatit të mundur presidencial, Mirhosein Musavi sfiduan dje një urdhër të qeverisë që ndalonte demonstratat në Teheran kundër rezultatit zyrtar të zgjedhjeve presidenciale, ku tregohet qartë fitorja e ndjekësit të linjës së ashpër presidentit Mahmud Ahmedinexhad.
Një fotograf iranian deklaroi se milicët islamikë vranë një person gjatë protestave të djeshme kur turma e njerëzve sulmoi një rajon të milicisë fetare Basij.