11 shtatori punetoret pranojne shperblimin
Mijera punetore qe u ekspozuan ndaj pluhurit toksik pas sulmeve terroriste te 11 shtatorit ne Nju Jork kane pranuar nje marreveshje ligjore duke anashkaluar gjyqin.
Mbi 10 mije zjarrfikes police dhe punetore krahu te cilet kishin paditur drejtuesit e qytetit dhe shume kompani do te marrin ne total te pakten 625 milione dollare.
Punetoret kane deklaruar se ata nuk ishin teresisht te mbrojtur gjate misioneve te shpetimit dhe pastrimit dhe disa prej tyre u semuren.
Vetem 520 prej tyre zgjodhen te refuzonin marreveshjen edhe pse avokatet e tyre e vleresuan ate si rezultati me i mire.
Kjo marreveshje eshte e ndershme dhe nje zgjidhje e drejte per kerkesat e atyre qe i erdhen ne ndihme ketij qyteti kur ai kishte nevoje ka deklaruar kryetari i bashkise se Nju Jorkut Michael Bloomberg.