E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rusia merr qytetin e Lysychansk, Zelensky paralajmëron: i Gjithë rajoni i Luhanskut rrezikon të pushtohet

Ushtria e Ukrainës ka konfirmuar se qyteti lindor i Lysychansk ka rënë në duart e forcave ruse.

“Pas luftimeve të rënda për Lysychansk, forcat mbrojtëse të Ukrainës u detyruan të tërhiqen nga pozicionet e tyre të okupuara”, tha shtabi i përgjithshëm i ushtrisë.

Më herët ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se forcat e tij kishin kapur Lysychansk dhe kishin marrë kontrollin e plotë të rajonit të Luhansk.

Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë së Ukrainës tha se “për të ruajtur jetën e mbrojtësve ukrainas, u mor një vendim për t’u tërhequr”. Sipas tyre, rusët kishin përparësi të shumta në artileri, avionë dhe forca të tjera.

Lajmi u konfirmua edhe nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili pranoi se ka rrezik që i gjithë rajoni i Luhanskut të pushtohet nga rusët.

“Ka rrezik që i gjithë rajoni i Luganskut të pushtohet nga rusët. Por situata mund të ndryshojë çdo ditë”, tha ai./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›