E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia mirëpret fitoren e Janukoviç në Ukrainë

Pas rezultateve të para të zgjedhjeve në ish republikën sovietike, në Ukrainë, kanë reaguar edhe rusët. Ata e kanë mirëpritur fitoren e deritaniashme të Janukoviçit. Mëgjesin e së hënës rezultatet e procesit zgjedhor të zhvilluar të dielën ishin të parat në buletinet e mëngjesit në ekranet televizive dhe titujt kryesorë në gazetat më të mëdha në Moskë. Sipas shumë moskovitëve, fitorja e Janukoviçit mund ta afrojë më shumë Ukrainën me Rusinë. Në raundin e dytë zgjedhor për postin e presidentit në Ukrainë udhëheqësi pro-rus i opozitës Viktor Janukoviç ka shpallur fitoren e tij nç këtë proces zjgedhor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›